...

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew G. Whitaker

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew G. Whitaker.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet aktuale politike, sigurinë në rajonin tonë dhe rëndësinë e bashkërendimit të ngushtë ndërmjet aleatëve përballë sfidave të kohës sonë.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës ndër vite, si dhe vlerësimin për angazhimin e Ambasadorit Whitaker në forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe sigurisë në rajon”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.