Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
“Biseduam për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, sfidat me të cilat përballet Republika dhe rëndësinë e funksionimit profesional, ligjor dhe të përgjegjshëm të institucioneve tona të sigurisë”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.
U.D. Presidentja Haxhiu më tej ka thënë se siguria e Republikës së Kosovës kërkon përkushtim të vazhdueshëm, vigjilencë dhe punë të palodhshme çdo ditë shpesh larg syrit të publikut, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë.


