...

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, z. Hristo Kraevski.

Ambasadori Kraevski i përcolli U.D. Presidentes Haxhiu ftesën e Sh.S. znj. Iliana Iotova, Presidente e Republikës së Bullgarisë, për pjesëmarrje në Samitin e 30-vjetorit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dialogut politik dhe fqinjësisë së mirë si parakushte për stabilitet, siguri dhe përparim të qëndrueshëm në Evropën Juglindore.

U.D. Presidentja Haxhiu vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, si dhe mbështetjen e Bullgarisë për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.