...

U.D. Presidentja Haxhiu priti në Presidencë fëmijë nga të gjitha komunitetet në Kosovë me rastin e 1 Qershorit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, me rastin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, ka pritur në Presidencë fëmijë nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Një takim i veçantë, i mbushur me buzëqeshje, gëzim dhe energji pozitive, ku fëmijët sollën me vete ëndrrat, talentin dhe shpresën për të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

This site is registered on wpml.org as a development site.