...

U.D. Presidentja Haxhiu mori pjesë në shënimin e fillimit të Presidencës së Irlandës të Këshillit të Bashkimit Evropian

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në shënimin e fillimit të Presidencës së Irlandës të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në fjalën para të pranishmëve, U.D. Presidentja Haxhiu ka theksuar se zgjerimi është çështje e besueshmërisë dhe sigurisë së Evropës.

“Kosova e ka përcaktuar qartë drejtimin e saj evropian, ka përmbushur përgjegjësitë e veta dhe meriton të gjykohet me të njëjtat standarde si vendet e tjera”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Sipas saj, Presidenca irlandeze mund të ndihmojë që zgjerimi të mbetet proces i besueshëm dhe që Kosova të mos mbetet peng i bllokadave politike që nuk varen nga përparimi i saj

This site is registered on wpml.org as a development site.