...

U.D. Presidentja Haxhiu: Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në bregdetin shqiptar

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se me dhimbje të thellë morëm lajmin për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në bregdetin shqiptar, ku dy të rinj, shtetas të Republikës sonë, humbën jetën, ndërsa tre të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndodhen ende në gjendje të rënduar.

“Institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshëm dhe të ngushtë me autoritetet e Republikës së Shqipërisë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

U.D. Presidentja Haxhiu, familjeve të viktimave dhe të afërmve të tyre iu ka shprehur ngushëllimet e saj më të sinqerta.

Ndërsa të lënduarve, U.D. Presidentja Haxhiu, iu ka uruar forcë, rikuperim dhe shërim sa më të shpejtë.

This site is registered on wpml.org as a development site.