...

U.D. Presidentja Haxhiu: Kosova sot humbi mikun e dëshmuar, kongresistin amerikan, Eliot Engel, i cili ishte përkrahës i palëkundur i lirisë dhe shtetësisë sonë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova sot humbi mikun e dëshmuar, kongresistin amerikan, Eliot Engel, i cili ishte përkrahës i palëkundur i lirisë dhe shtetësisë sonë.

“Për më shumë se tri dekada në Kongresin amerikan, ai qëndroi në anën e drejtë të historisë. Nga thirrjet për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Sllobodan Millosheviq, te mbështetja për pavarësinë në vitin 2008 dhe konsolidimin e shtetit tonë, Engel ishte një aleat i vendosur i Kosovës në çdo etapë”, ka theksuar u.d presidentja Haxhiu.

U.d Presidentja Haxhiu në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Engel dhe për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo më tej ka thënë se kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten pjesë e përhershme e historisë sonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.