u.d. Presidenti Konjufca: Sakrifica e madhe e familjes Jashari e lëvizi krejt botën
Prekaz, 23 mars – u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
u.d. Presidenti Konjufca vlerësoi lart sakrificën sublime të familjes Jashari.
“Ne këtu përkulemi, por vijmë po ashtu që të marrim forcë se si të vazhdojmë e si të ecim përpara, meqenëse ky është vendi ku në vitin 1998 kombi shqiptar u ringjall dhe sakrifica e madhe e familjes Jashari e lëvizi krejt botën, dhe e bëri botën që të rreshtohet në anën e interesit të kombit shqiptar”, ka thënë u.d. Presidenti Konjufca.
Sipas z.Konjufca kujtimi për familjen Jashari do jetë i përhershëm dhe i përjetshëm për gjithë kombin shqiptar.