presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi Presidentin e Rumanisë

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi sot Presidentin e Rumanisë, z.Traian Basescu, dhe popullin rumun, me rastin e Ditës së Bashkimit të Rumanisë.

“Dua ta shpreh bindjen time të thellë se miqësia dhe bashkëpunimi midis popujve dhe vendeve tona do të forcohet në të mirë të shteteve tona dhe paqes e stabilitetit në rajon, ndërsa, përmes Jush, dua t’ia përcjell popullit të Rumanisë urimet e popullit të Kosovës”, shkruan mes të tjerash në urimin e tij Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.