DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.D. i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi Presidenten e re të Brazilit

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi sot zonjën Dilma Vana Rousseff Linhares, me rastin e zgjedhjes së saj në detyrën e Presidentes së Republikës Federative të Brazilit.

“Unë jam i bindur se Shkëlqesia e juaj do ta arrijë suksesin më të madh në udhëheqjen e vendit përpara dhe do të vazhdojë t’ua përmirësojë jetën qytetarëve të Brazilit”, shkruan në urimin e tij z.Krasniqi.

U.D. i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi më tej i përkujton zonjës Linhares se shteti i ri i Kosovës është njohur deri tash nga 71 shtete anekënd botës dhe i kërkon asaj që edhe Republika Federative e Brazilit të ndjekë shembullin e tyre, duke e njohur Republikën e Kosovës dhe duke zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.