U.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin Avdullah Hotin.
Takimi është mbajtur në vazhdën e koordinimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional.Në takim janë diskutuar aspekte të përgjithshme të funksionimit në vend.Kryeministri Hoti e ka njoftuar u.d. Presidenten Osmani për hapat e ndërmarrë në menaxhimin e pandemisë, dialogun me Serbinë, aspekte të politikës së jashtme si dhe çështje të sigurisë.Ndërkaq u.d. Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e koordinimit institucional në përballje me pandeminë Covid-19, në këtë situatë të vështirë, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat në njerëz nga kjo pandemi.