Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, shkrimtarit e profesorit të dalluar universitar, z. Agim Deva.
E nderuara familje Deva,Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, shkrimtarit e profesorit të dalluar universitar, z. Agim Deva.Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, sepse krijuesi e pedagogu Agim Deva, edhe në kohët më të rënda për vendin tonë, diti që me fjalën e matur dhe të peshuar t’ua transmetojë gjeneratave të reja mesazhet e urtësisë, të dashurisë dhe të humanizmit. Prandaj, jemi të bindur se virtytet e Profesor Agim Devës do të kujtohen dhe do të nderohen gjithmonë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa vepra e tij do të jetë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme të vendit.Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti e bekoftë Profesor Agim DevënMe respekt, Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës