presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Takime të shumta të Presidentit Sejdiu me përfaqësuesit e vendeve të Euroazisë

Në ditën e tretë të vizitës së tij në Turqi, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pati një varg takimesh me përfaqësues të vendeve të ndryshme që po marrin pjesë në Forumin Ekonomik të Euroazisë. Presidenti Sejdiu shfrytëzoi këto takime për të kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë, si dhe përkrahjen e mëtejme nga diplomacitë e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë, por që me ndikimin e tyre në vendet e tjera mund ta ndihojnë Kosovën për sigurimin e njohjeve të reja.

Presidenti Sejdiu sot pati takim të veçantë me Zëvendëskryetarin e Parlamentit të Mongolisë, z. Enkhbold Nyamaa  të cilit i kërkoi edhe një herë që institucionet e vendit të tij ta shqyrtojnë mundësinë e njohjes së Republikës së Kosovës.“Vendi ynë është njohur nga 58 shtete të botës, prej të cilave njëzet e dy janë anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe nga vende të tjera si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kandaja, Australia, Japonia, Arabia Saudite, Turqia etj., ndaj ju lusim që t’ua përsërisni autoriteve të vendit tuaj kërkesën tonë për njohjen e Republikës së Kosovës”, tha Presidenti Sejdiu. Gjithashtu, ai theksoi se Republika e Kosovës është njohur nga të gjitha vendet fqinje, me përjashtim të Serbisë, dhe është e përkushtuar të punojë për forcimin e paqes, të stabilitetit dhe të sigurisë në rajon, me qëllim që një ditë edhe Evropa Juglindore të bëhet anëtare e barabartë e familjes së gjerë europerëndimore.Ndërkaq, zëvendëskryetari i Parlamentit të Mengolisë, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, premtoi se kërkesën e institucioneve të Republikës së Kosovës do ta shtrojë porsa të kthehet në vend. 

This site is registered on wpml.org as a development site.