DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sulltani i Bruneit organizoi banket shtetëror për nder të vizitës së Presidentes Osmani

Sulltani i Bruneit, për nder të vizitës së Presidentes Osmani ka organizuar banket shtetëror.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në banketin shtetëror të organizuar nga Sulltani i Bruneit, për nder të vizitës sonë, u dëshmuan vlerat e bujarisë e mikpritjes dhe respektit që e karakterizojnë këtë komb.

Përgjatë vizitës, kishim nderin që gjithashtu të takojmë Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah, si dhe Princeshën e Kurorës Sarah, ku diskutuam rreth mundësive të shumta për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.

Momente të tilla na kujtojnë fuqinë e diplomacisë dhe të respektit të ndërsjellë në ndërtimin e urave ndërmjet kulturave dhe shteteve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.