presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sqarim lidhur me artikullin “Presidenca shpenzon rrogat e 86 punëtorëve me 58 të punësuar”

Gazeta “Koha ditore” ka publikuar në numrin e së hënës, datë 3 qershor 2013, artikullin “Presidenca shpenzon rrogat e 86 punëtorëve me 58 të punësuar”. Pjesë të tij janë publikuar edhe në portalin “Koha.net”. Zyra e Presidentes ia ka dërguar këtë sqarim gazetës “Koha Ditore” më 3 qershor, por ajo deri sot nuk e ka publikuar.

Ky artikull bazohet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës (ZAP), i cili Zyrës së Presidentes i është dorëzuar më 31 maj 2013, ndërsa është publikuar edhe në ueb-faqen e ZAP-it.Zyra e Presidentes dëshiron të sqarojë se konstatimi i vënë në titull të këtij artikulli nuk qëndron. Në Zyrën e Presidentes aktualisht janë gjithsej 58 të punësuar, duke përfshirë edhe stafin politik, dhe ata (58 të punësuarit e jo 86) paguhen sipas ligjit për punën që bëjnë. Llogaritja e pagave për Presidenten dhe për ish-presidentët është bërë konform Nenit 11 dhe neneve 19,20,25 dhe 27 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës. Shuma e paguar ligjore gjatë vitit 2012 për ish-Presidentët nuk ishte paraparë  nga Ministria e Financave dhe si rrjedhojë është paguar nga pjesa e miratuar e buxhetit në këtë kategori. Ndërsa, pagat e stafit civil të ZPRK-së janë llogaritur konform Neneve 5, 6 dhe 8 të Ligjit Nr. 03/L-147 për Pagat e Nëpunësve Civilë, si dhe Nenit 8 – Llogaritja e pagës bazë të  Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.Mosparashikimi i pagesave për ish-presidentët nga Ministria e Financave, si dhe mosmiratimi real i koeficienteve sipas pozitave të mbajtura dhe të parapara, kanë dhënë një pasqyrim të shtrembër të pagave të paguara në total. Në artikull, gjithashtu, bëhet fjalë për pagesat shtesë, pagesat për punë jashtë orarit të rregullt të punës, ditëve të festave dhe ditëve të pushimit. Dëshirojmë të sqarojmë se angazhimi shtesë i një pjesë të të punësuarve është i domosdoshëm, për shkak të natyrës specifike të punës së Zyrës së Presidentes. Pagesat shtesë për punën jashtë orarit të rregullt janë llogaritur konform Nenit 21, kompensimi për punën jashtë orarit të Ligjit 03/L-147 për Pagat e nëpunësve civilë, si dhe Nenit 38 Puna jashtë orarit të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Megjithëse kategoria e pagesave emërtohet “Paga dhe mëditje” nga kjo kategoria nuk janë paguar kurrfarë mëditjesh. Kompensimi për punë jashtë orarit është shtesë në pagë, ndërkohë që mëditjet (që lidhen me udhëtimet jashtë shtetit) janë paguar nga një kategori tjetër.Gjithashtu, duhet theksuar se të gjitha këto pagesa kanë kaluar përmes sistemit unik të pagave, që mbikëqyret dhe ekzekutohet nga Ministria e Administrimit Publik.Po kështu, duam të theksojmë se ZPRK ka kryer funksionet kushtetuese dhe ligjore me buxhete të ulëta gjatë këtyre viteve. Po qe se krahasojmë ndarjet buxhetore vetëm për tri vitet e fundit, shohim se nuk kemi pasur rritje shpenzimesh, përkundër rritjes së kompetencave kushtetuese.Vitet    Buxheti final    Realizimi2010    1,152,890     1,433,1402011    1,536,269     1,230,1552012    1,600,365     1,422,994Investimet kapitale për ndërtesën e Presidentit, në vlerë prej 1,000,000 €, gjatë vitit fiskal janë kthyer në Ministrinë e Financave.Në fund, duam të theksojmë se, me gjithë vërejtjet e vogla, të cilat gjithsesi që do të përmirësohen në vijim, Opinioni i Auditorit të Përgjithshëm (i cili nuk përmendet fare në artikullit) është: se “Pasqyrat vjetore financiare në të gjitha aspektet materiale paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë”.Auditori ka dhënë OPINION të PAKULIFIKUAR me theksim të çështjes. Një Opinion i Pakualifikuar jepet kur auditori është i kënaqur në të gjitha aspektet materiale.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.