presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sqarim i Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës

Zyra e Presidentit të Kosovës përgënjeshtron titullin e publikuar sot (14 mars 2011) nga portali Koha.net: “Pacolli paralajmëron ndryshimin e Kushtetutës, akuzon mediat për komplot”.

Presidenti Pacolli, pas insistimit të gazetarëve, në përgjigjen e tij, nuk ka përmendur fare fjalën “komplot”, e aq më tepër nuk ka folur për “komplot të medieve”. Konsiderojmë se titulli i vënë në këtë tekst nuk është pasqyrim i deklaratës së Presidentit. Shumica e medieve vendore kanë qenë prezent në këtë konferencë dhe e kanë të regjistruar deklaratën e Presidentit të Republikës së Kosovës. Zyra e Presidentit shpreh keqardhjen për këtë shtrembërim që ka bërë kjo kompani. 

This site is registered on wpml.org as a development site.