Në bodrumin e familjes Vejsa, 27 vjet më parë u krye një nga krimet më të tmerrshme të regjimit gjenocidal të Serbisë.
20 jetë të pafajshme, gra, fëmijë dhe një burrë, nga mosha vetëm 2 deri në 75 vjeç, u vranë mizorisht dhe më pas u dogjën. Krimi ndaj anëtarëve të familjeve Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi, nuk është vetëm një kujtim i dhimbshëm, por dëshmi e një krimi që nuk duhet harruar kurrë.
Kujtojmë me respekt viktimat dhe jemi të vendosur që e vërteta të mos zbehet kurrë dhe drejtësia të vendoset sa më parë.
Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!
