DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Që nga nata më e errët e luftës, e deri te mëngjesi i lirisë – Amerika ishte aty për ne!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë me Mario Nawfal, ka folur për rrugëtimin e Kosovës – nga e kaluara e dhimbshme e deri te ndërtimi i një djepi të lirisë me demokraci të fortë e me vizion për të ardhmen.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Që nga nata më e errët e luftës, e deri te mëngjesi i lirisë – Amerika ishte aty për ne!
Këtë aleancë synojmë ta forcojmë edhe më shumë bashkë me Presidentin Trump dhe Administratën e tij.
Në një intervistë me Mario Nawfal, fola për rrugëtimin e Kosovës – nga e kaluara e dhimbshme e deri te ndërtimi i një djepi të lirisë me demokraci të fortë e me vizion për të ardhmen.
Kosova do të qëndrojë: e pathyeshme, e palëkundur, e përjetshme. Ashtu si edhe aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Intervistën e plotë mund ta gjeni më poshtë!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.