Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), z. Kreshnik Radoniqi.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani është njoftuar nga z. Radoniqi lidhur me procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale si dhe me përgatitjet që KQZ-ja po bën për mbajtjen e balotazhit më 9 nëntor.
Në këtë kontekst, u diskutua edhe për funksionimin e përgjithshëm të KQZ-së, si dhe për punën që po bëhet për përmirësimin vazhdueshëm të proceseve zgjedhore në përputhje me standardet më të larta të transparencës dhe profesionalizmit.
