...

Presidentja Osmani bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të aktiviteteve në SHBA, ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.