Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë ishte pjesë e një iftari të veçantë në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, me ftesë të humanistit Halil Kastrati.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Mbrëmë patëm nderin të jem pjesë e një iftari të veçantë në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, me ftesë të humanistit Halil Kastrati. Ky iftar ishte një mundësi për të shprehur respekt dhe mirënjohje për ata që kanë dhënë kaq shumë për shoqërinë tonë.
Falënderim i veçantë për organizatën “Jetimat e Ballkanit”, për punën e tyre të jashtëzakonshme për t’ju dhënë shpresë dhe për t’i bërë me strehë shumë nevojtarë.
Solidariteti është vlerë, e sidomos kur tregohet ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë.





















