...

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka përcjellë urime Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe qytetarëve të vendit, me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke uruar lumturi, prosperitet dhe mirëqenie për Republikën e Kosovës.

Në letrën e saj, Presidentja Siljanovska-Davkova ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve, duke theksuar progresin e arritur në bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Ajo ka nënvizuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë si bazë për ndërtimin e një rajoni të sigurt, veçanërisht në kushtet e sfidave të vazhdueshme globale të sigurisë.

Faleminderit! Ви благодарам! 🇽🇰🇲🇰

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.