...

Presidenti i Singaporit Shanmugaratnam uron Presidenten Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Republikës së Singaporit, Tharman Shanmugaratnam, i ka dërguar letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Shanmugaratnam, në emër të popullit të Singaporit, i ka shprehur Presidentes Osmani urimet më të përzemërta, duke i përcjellë njëkohësisht dëshirat më të mira për paqe të qëndrueshme, përparim dhe prosperitet të mëtejmë për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.