Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Presidenti Begaj ka përcjellë urimet e tij Presidentes Vjosa Osmani dhe qytetarëve të Kosovës, me rastin e 18 vjetorit të Ditës së Pavarësisë. Në mesazhin e tij, ai ka thënë se Kosova është një realitet i pakundërshtueshëm dhe një partner i besueshëm, duke e cilësuar
Kosovën si shembull inkurajues se si shqiptarët janë kontribuues aktivë për konsolidimin e paqes dhe begatisë së rajonit tonë e më gjerë.
Si dy shtete të një kombi, Presidenti Begaj ka shprehur mbështetjen në çdo hap të Kosovës dhe ka uruar begatinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
Faleminderit, Zoti President! 🇽🇰🇦🇱


