...

Presidenti i Republikës së Maldiveve, Dr. Mohamed Muizzu, ka uruar Presidenten Osmani me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Në mesazhin e tij, Presidenti i Maldiveve përcjell urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira të Qeverisë dhe popullit të Maldiveve për Presidenten, Qeverinë dhe popullin e Kosovës, me rastin e kësaj dite të rëndësishme shtetërore.

Ai gjithashtu i shpreh Presidentes urimet e tij personale për shëndet dhe lumturi, si dhe dëshirat për paqe dhe prosperitet të vazhdueshëm për popullin e Republikës së Kosovës. 🇽🇰 🇲🇻

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.