...

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, Zotëria i Parë u prit në Smithsonian National Museum of American History në Washington D.C.

Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu, gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C., u prit për vizitë në Smithsonian National Museum of American History nga drejtoresha e muzeut, Anthea M. Hartig.

Vizita, e cila u zhvillua në përvjetorin e 27-të të ndërhyrjes së NATO-s, u fokusua në rolin vendimtar të aleancës në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe në rëndësinë e kujtesës historike në ruajtjen e paqes dhe lirisë. Gjatë vizitës, ai pa nga afër ekspozita që pasqyrojnë momente kyçe të historisë amerikane, përfshirë angazhimin e Shteteve të Bashkuara në mbështetje të lirisë në mbarë botën, përfshirë në Kosovë.

Zotëria i Parë Sadriu, me ftesë të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, qëndroi në vizitë zyrtare dyditore në Washington D.C., ku mbajti fjalim në sesionin kryesor në Shtëpinë e Bardhë në kuadër të samitit global “Fostering the Future Together”, si dhe takoi miq të shumtë të Kosovës, përfshirë anëtarë të kabinetit të Presidentit Trump, Zonja dhe Zotërinj të Parë nga shtete anekënd botës dhe me kompani të mëdha teknologjike amerikane.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.