presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sqarim

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, sqaron opinionin publik se shkrimi në gazetën “Zëri” me titullin “Liderët që s’i takuan kurrë Thaçin dhe Jahjagën”, përmban një numër të pavërtetash, deformimesh dhe shtrembërimesh të qëllimshme.

Presidentja e Republikës së Kosovës gjatë gjithë mandatit të saj ka takuar një numër të madh të liderëve botërorë në takime multilaterale dhe bilaterale. Që prej fillimit të mandatit më 2011 e deri në ditët e sotme Presidentja Jahjaga ka takuar presidentin e SHBA-së Barack Obama, në kuadër të Samitit të Presidentëve në Poloni, Presidentin e Italisë Giorgio Napolitano, në kuadër të festimeve të 150-vjetorit të bashkimit të Italisë, sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton, Presidenten e Zvicrës në detyrë në vitin 2011 Micheline Calmy Rey, Presidenten e Finlandës Tarja Halonen, Presidenten e Lituanisë Dalia Grybauskaite, Presidentin e Islandës, Ólafur Ragnar Grímsson, presidentin e Turqisë Abdullah Gyl, Presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, Presidentin e Estonisë Toomas Hendrik Ilves. Gjithashtu në kuadër të Forumit Islamik Ekonomik të mbajtur në Londër në tetor të vitit 2013, presidentja ka pasur drekë punë edhe me kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë të Samitit.

Në këtë sqarim do të japim në hollësi gjithë aktivitetin e Presidentes Jahjaga, gjatë tërë vitit 2013, ku do të shihen të gjitha takimet edhe multilaterale dhe bilaterale me një numër të Presidentëve të shteteve të rajonit, të Evropës Qendrore dhe Lindore, me kryeministra të shteteve dhe me shkëlqesitë e tyre mbretër të vendeve të ndryshme. Më shumë hollësi dhe informacione të plota mund të gjeni në faqen zyrtare të internetit www.president-ksgov.net.

Në vazhdim për sqarim të opinionit publik po e botojmë listën e takimeve gjatë vitit 2013 të Presidentes Jahjaga, me personalitete të ndryshme botërore qoftë në Kosovë qoftë në vende të tjera jashtë Kosovës:

E hënë, 14 janar 2013, Presidentja Jahjaga u prit nga Sheiku Muhammed Bin Zayed Al Nahyan

E premte, 1 shkurt 2013, Presidentja e Atifete Jahjaga u takua me Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq

E shtune, 2 shkurt 2013, Presidentja Atifete Jahjaga u takua me zëvendëspresidentin e SHBA-së, z. Joseph Biden

E mërkurë, 6 shkurt 2013, Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Presidentin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy

E mërkurë, 6 shkurt 2013, Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Anders Fogh Rasmussen

E enjte, 14 mars 2013, Presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi takuan baroneshën Catherine Ashton

E martë, 9 prill 2013, Presidentja Jahjaga në aeroportin e Stambollit, u takua me presidentin Nishani dhe me presidentin Ivanov.

E shtunë, 20 prill 2013, Presidentja Jahjaga u takua me zonjën Madeleine Albright

E enjte, 6 qershor 2013, Presidentja Atifete Jahjaga u takua me zëvendëspresidenten e Vietnamit, Nguyen Thi Doan

E enjte, 6 qershor 2013, Presidentja Atifete Jahjaga u prit nga mbreti i Malajzisë, Abdul Halim

E premte, 7 qershor 2013, Presidentja Atifete Jahjaga u prit nga kryeministri i Malajzisë

E mërkurë, 12 qershor 2013, Presidentja Jahjaga mori pjesë në Samitin e 18-të të presidentëve të Evropës Qendrore

E mërkurë, 19 qershor 2013, Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer

E martë, 25 qershor 2013, Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Princin Michael të Kentit

E diel, 30 qershor 2013, Presidentja Jahjaga mori pjesë në manifestimet me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian

E hënë, 1 korrik 2013, Presidentja Jahjaga mori pjesë në takimin e presidentëve të shteteve të rajonit

25 korrik 2013 – Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Presidentin e Francës, Francois Hollande, Bërdo, Slloveni.

6 shtator 2013: Presidentja Atifete Jahjaga priti Presidentin Ivo Josipovic, PRISHTINË

10 shtator 2013: Presidentja Atifete Jahjaga priti Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, PRISHTINË

13 shtator 2013: Presidentja Atifete Jahjaga priti Kryeministrin e mandatuar të Shqipërisë, Edi Rama

16 shtator 2013: Presidentja Atifete Jahjaga u prit nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, TIRANË

30 tetor 2013: Presidentja Atifete Jahjaga u takua me kryeministrin e Pakistanit, Nawaz Sharif, LONDER.

24 tetor 2013: Presidentja Atifete Jahjaga u prit nga Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, BERLIN

18 nëntor 2013: Presidentja Atifete Jahjaga priti presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer. PRISHTINË

5 dhjetor 2013: Presidentja Jahjaga u prit nga Mbreti i Holandës Willem Alexander. HAGË

5 dhjetor 2013: Presidentja Jahjaga u prit nga kryeministri i Holandës, Mark Rutte, HAGË

Takimet e Presidentes Jahjaga me personalitete të tjera botërore: (në Kosovë dhe jashtë saj)

E mërkurë, 20 shkurt 2013, Presidentja Jahjaga priti kryetarin e Senatit të Parlamentit të Holandës, Fred De Graaf

E mërkurë, 20 mars 2013, Presidentja Atifete Jahjaga priti kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek

E mërkurë, 19 qershor 2013, Presidentja Atifete Jahjaga u prit nga kryetarja e Parlamentit Kombëtar të Austrisë, Barbara Prammer

1 korrik 2013: Presidentja Jahjaga priti presidentin e Këshillit Evropian, Van Rompuy, PRISHTINË

7 korrik 2013: Presidentja Jahjaga priti guvernatorin e shtetit të Iowa-s, në SHBA, Terry Branstad, PRISHTINË

10 korrik 2013: Presidentja Atifete Jahjaga priti baroneshën Catherine Ashton, PRISHTINË

18 korrik 2013: Presidentja Atifete Jahjaga pati një darkë pune me Komisionerin Stefan Fuele, PRISHTINË

29 tetor 2013: Presidentja Atifete Jahjaga u takua me mbretin Abdullah të Jordanisë, LONDER.

21 nëntor 2013: Presidentja Jahjaga priti zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Hoyt Yee, PRISHTINË
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.