Ceremonia nisi fillimisht me arritjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku u prit nga Kryetari i Kuvendit, z. Glauk Konjufca.
Më pas u zhvillua ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas kësaj, kryetari Konjufca i dorëzoi Presidentes Osmani Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kjo ceremoni u zhvillua me një numër simbolik të të ftuarve, për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.
Në të kanë marrë pjesë ambasadorët e shteteve të Quintit, kryeministri Albin Kurti dhe disa prej ministrave të Qeverisë së Kosovës.