Presidentja Vjosa Osmani nuk do të lejojë që shpifjet e orkestruara të kalojnë pa përgjigje. Kjo nuk është hera e parë që ky person tenton ta manipulojë opinionin me shpifje, ndaj për këtë arsye, Presidentja do t`i ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për ta mbrojtur të vërtetën dhe për të kërkuar përgjegjësi për keqpërdorim të fjalës publike përmes përhapjes së shpifjeve e me qëllim të manipulimit të opinionit nëpërmjet dezinformatave.
Rrjedhimisht, Presidentja Osmani do të ushtrojë padi për shpifje ndaj Mehmetajt në funksion të mbrojtjes së integritetit personal dhe institucional. Mehmetaj nuk ka asnjë provë të vetme për shpifjet e tij dhe nuk mund të ketë, sepse ato që ai deklaron janë shpifje me tendencë të denigrimit të Presidentes dhe familjes së saj.
Njëkohësisht, e njoftojmë Lirim Mehmetajn se për çdo shpifje që bëhet ndaj Presidentes edhe në të ardhmen, do të marrë përgjigjen e duhur, nëpërmjet rrugëve ligjore.
