presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Vetëm së bashku mund të krijojmë një të ardhme ku barazia gjinore është një realitet për të gjithë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar shkollën “Faik Konica, me ç’rast me nxënësit e kësaj shkolle ka diskutuar për gratë, paqen dhe sigurinë.

“Në një bashkëbisedim frymëzues me nxënës të shkollës Faik Konica në kryeqytet, diskutuam për aftësinë transformuese të aktivizimit e angazhimi të gruas në çdo sferë të shoqërisë, si dhe rolin thelbësor të të rejave e të rinjve tanë për barazi gjinore”, ka thënë Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka biseduar gjithashtu edhe për përpjekjet për fuqizimin e grave dhe vajzave në vendin tonë.

“Përpjekjet për fuqizimin e grave dhe vajzave në vendin tonë, si dhe adresimi i sfidave rreth integrimit të grave në procese të paqes dhe sigurisë, udhëhiqen nga veprat e të gjithëve, përfshirë kampionët e vegjël me të cilët bisedova sot. Ata janë katalizator i vërtet i ndryshimit pozitiv në vendin tonë”, ka theksuar Presidentja.

Presidentja Osmani tha se vetëm së bashku mund të krijojmë një të ardhme ku barazia gjinore është një realitet për të gjithë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.