DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Tetori rozë është muaji kur kujtojmë se çdo betejë e jetës mund të fitohet me dashuri, kujdes dhe qëndresë

Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit Ndërkombëtarë të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, së bashku me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA”, u mbajt manifestimi tradicional informativo-kulturor me moton “ZBULIMI I HERSHËM – MBIJETESË”.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Bashkë me gratë e burrat që kanë mbijetuar kancerin, me aktivistet, mjekët dhe infermierët që kujdesen çdo ditë për ta, u bëmë bashkë sot në marshin për Tetorin Rozë 🎀 për të treguar se përbashkimi shndërrohet në shpresë.

Tetori rozë është muaji kur kujtojmë se çdo betejë e jetës mund të fitohet me dashuri, kujdes dhe qëndresë. Sot, sikur çdo vjet, jemi bashkuar për ta dërguar një mesazh të fuqishëm: le ta mbështesim çdo grua e burrë dhe të mos ndalemi kurrë derisa çdo betejë me kancerin të shndërrohet në histori suksesi.

This site is registered on wpml.org as a development site.