Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar aktivitetet e muajit të rinisë me artistët e rinj.
“Aktivitetet e muajit të rinisë mbrëmë i vazhduam me artistët e rinj. Secili rrëfim i tyre është inkurajues dhe i dhuron gjithë vendit krenari. Prandaj, e kemi detyrim t’i përkrahim maksimalisht sepse suksesi i tyre është imazhi më i bukur i Kosovës”, ka shkruar Presidentja Osmani.