Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në zgjedhjet lokale (balotazh), ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, në Prishtinë.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Sot qytetarët vendosin për punën, për përkushtimin dhe për vizionin që duan ta shohin në komunat tona.
Le ta shfrytëzojmë këtë ditë me vendosmëri. Të dalim sa më shumë, e të votojmë për katër vjet më të mira, për komuna më të fuqishme, për demokracinë tonë, për Kosovën tonë!


