presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian.

Postimi i plotë i Presidentes:

Sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian.

Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.

Falënderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut. Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike!

Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.