Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Stoike e luftarake!
Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë.
Faleminderit Distria, faleminderit Toni!