Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mbrëmë në kinemanë Cineplexx, mori pjesë në shfaqjen e filmit “DUA”, me regji dhe skenar të Blerta Bashollit, të organizuar në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Presidentja e vlerësoi filmin për mënyrën se si e trajton luftën në Kosovë nëpërmjet përvojave dhe botës emocionale të të rinjve.
“Filmat si ky kanë rol jashtëzakonisht të madh në ruajtjen e kujtesës historike, mbrojtjen e të vërtetës sonë, sikurse edhe në përcjelljen e përvojës së Kosovës te brezat e rinj dhe publiku ndërkombëtar”, është shprehur Presidentja Shiroka Pula.
Në këtë kontekst, Presidentja përgëzoi regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin për realizimin e filmit dhe suksesin ndërkombëtar.
Filmi “DUA” është vlerësuar me çmimin SACD në Festivalin e Filmit në Cannes, në kuadër të programit “Semaine de la Critique”, si dhe me tri çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Historik në Belgjikë.




