...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Belgjikës, Arnaud Dusaucy

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.

Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës.

Në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës. Presidentja Shiroka Pula ritheksoi se integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO mbeten objektiva strategjike të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar mbështetjen e Belgjikës për procesin e integrimit evropian dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe diplomatike dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në teknologjinë informative, shërbimet digjitale, energjinë e ripërtëritshme, infrastrukturë, bujqësi, arsim, kulturë dhe turizëm. Ajo nënvizoi se Kosova ofron mundësi për investime duke shprehur gatishmërinë për të nxitur kontaktet ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.

This site is registered on wpml.org as a development site.