Nën organizimin e Presidencës së Republikës, sot u mbajt konferenca me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”, e cila u organizua në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Gratë në uniformë, profesioniste dhe të përkushtuara janë imazhi i Kosovës dhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës që duam ta shohim gjithnjë e ta zhvillojmë në vazhdimësi.
Kosova është kampione e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, jo vetëm në rajon dhe Evropë, por edhe përtej. Sa më shumë gra në procese të sigurisë dhe vendimmarrje, aq më të sigurtë dhe më të fortë jemi si shoqëri dhe si shtet.