Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Spanjën për marrjen e udhëheqësisë së presidencës së Bashkimit Evropian.
“Ndërsa Suedia përfundon Presidencën e Këshillit të BE-së, falënderoj kryeministrin suedez Ulf Kristersson për lidershipin dhe përkushtimin e tij për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.
Presim me padurim të vazhdojmë përpjekjet tona për ta sjellë Kosovën më afër BE-së gjatë @eu2023es dhe i urojmë Spanjës një kryesim të suksesshme”, ka shkruar Presidentja Osmani në Twitter.