Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me familjen Rugova dhe me ambasadorët e akredituar në Kosovë, kanë bërë homazhe tek varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Nderim i përjetshëm për Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova, atin themeltar të Republikës sonë, njeriun që udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.
Ai mbetet simbol i paqes dhe i lirisë, ndaj lavdia e tij është e përhershme.




















