DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Për të tretin vit radhazi, Presidenca, së bashku me Jeta-Vita, dhuruan pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Klinikën e Onkologjisë.

Presidentja Osmani ka thënë se për të tretin vit radhazi, Presidenca, së bashku me Jeta-Vita, dhuruan pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Për të tretin vit radhazi, Presidenca, së bashku me Jeta-Vita, dhuruan pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit gjatë #TetoriRozë 🎀.

Ky muaj na rikujton rëndësinë e qëndrimit së bashku në luftën kundër kancerit të gjirit, ndërgjegjësimit dhe ofrimit të mbështetjes për të gjithë ato gra që kanë nevojë të jemi me to në këtë përballje.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.