presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja për komandant Drinin: E kujtojmë me përulje njeriun që la vepra, të cilat do jenë udhërrëfyese dhe shembëlltyrë se si luftohet dhe si ndërtohet paqja e shteti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Ekrem Rexhën- komandant Drini, në 21 vjetorin e vrasjes.

Presidentja Osmani ka thënë ai sa bëri në luftë, bëri në paqe, duke u shndërruar në modelin e njeriut që luftën për atdhe e bëri për të mirën e përgjithshme.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Komandant Drini (Ekrem Rexha), ishte luftëtari i devotshëm i UÇK-së dhe çlirimtari me integritet, i cili lirinë e kuptoi si themelin e shtetit. Ai sa bëri në luftë, bëri në paqe, duke u shndërruar në modelin e njeriut që luftën për atdhe e bëri për të mirën e përgjithshme. Në 21-vjetorin e vrasjes, kur drejtësia ende nuk është vënë në vend, ne e kujtojmë me përulje njeriun që la vepra, të cilat do jenë udhërrëfyese dhe shembëlltyrë se si luftohet dhe si ndërtohet paqja e shteti.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për komandant Drinin!

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.