presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Paneuropa e ka mbështetur popullin e Kosovës në kohët më të vështira

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në shënimin e 100 vjetorit të themelimit të lëvizjes Paneuropa. 

“Paneuropa e ka mbështetur popullin e Kosovës në kohët më të vështira, në vitet '90, kur Otto von Habsburg, një mik i madh i Presidentit Rugova dhe i popullit tonë, u bë një nga kampionët më të fortë që avokonte për t'i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë”, ka thënë Presidentja Osmani. 

Statusi i plotë i Presidentes Osmani:

Në 100-vjetorin e themelimit të lëvizjes Paneuropa, pata nderin t'i drejtohem lëvizjes më të vjetër evropiane për një Evropë të bashkuar politikisht dhe ekonomikisht. 

Paneuropa e ka mbështetur popullin e Kosovës në kohët më të vështira, në vitet '90, kur Otto von Habsburg, një mik i madh i Presidentit Rugova dhe i popullit tonë, u bë një nga kampionët më të fortë që avokonte për t'i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë. 

Edhe pas një shekulli veprimtarie, Paneuropa vazhdon të jetë platformë e fuqishme për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe paqësore. 

Sa më shumë i kultivojmë vlerat të cilat i promovon kjo organizatë, aq më shumë do të ketë stabilitet, demokraci dhe paqe në Evropë. 

Para miqve të Paneuropës  theksova se, është tepër e rëndësishme që Evropa po dëshmon vendosmëri, duke qëndruar e bashkuar përballë agresionit, tiranisë dhe autokracisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.