presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë

Presidentja, Dr. Vjosa Osmani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, z. Borut Pahor nga i cili pranoi urime të përzemërta për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Të dyja palët theksuan veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre,  posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e miqve tanë është më e rëndësishme se kurrë, me ç’rast u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë.

Ndërkaq Presidenti Pahor e ftoi Presidenten Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, gjersa Presidentja Osmani, gjithashtu i bëri ftesë Presidentit Pahor për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.