presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani vizitoi SOS Fshatin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të festave sot ka vizituar SOS Fshatin.

Në vijim gjeni statusin e plotë të Presidentes Osmani:

Një ditë e mrekullueshme në prag të festave, me super heronjtë e SOS Fshatit.

Të rrethuar me shumë miq, disa nga të cilët i kemi njoftuar para disa vitesh, e me të tjerët u njoftuam sot, me ç'rast shkëmbyem dhuratat e fundvitit.

Një bravo e madhe për SOS nënat e për SOS tezet, të cilat kanë dhënë shumë nga vetja me qëllimin e vetëm që asnjë fëmijë të mos rritet dhe ndihet i vetmuar e që secili të jetë i lumtur! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.