DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani vizitoi komunën e Dragashit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot komunën e Dragashit, në kuadër të vizitave në komunat e vendit.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Përfundimi i vizitës në Dragashin me natyrë magjepsëse, trashëgimi të pasur kulturore, diversitet dhe mikpritje.

Në takim me kryetarin Bexhet Xheladini, diskutuam përpjekjet e përbashkëta për t’i promovuar jo vetëm bukuritë mahnitëse të Dragashit, por edhe potencialin e jashtëzakonshëm ekonomik.

Aktivitetet i vazhduam në asamblenë komunale, në takim me anëtarë të asamblesë, familje të dëshmorëve, me mërgatën tonë të dashur e përfaqësues të komuniteteve joshumicë.

Më pas, bashkëbiseduam me gra të komunitetit goran dhe boshnjak për punën e shkëlqyeshme për t’i fuqizuar gratë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve.

Ishte frymëzues edhe takimi me të rinjtë fantastikë të Dragashit. Përkushtimi i tyre për ta përdorur teknologjinë informative për ofrimin e zgjidhjeve inovative pasqyron potencialin e pafund të rinisë së vendit tonë.

Në fund, vizituam bizneset “Meka”, “AEG” dhe “Hit Flores”, të cilat, përveç prodhimit të produkteve të ndryshme cilësore, po kontribuojnë në rritjen e mundësisë së punësimit për qytetarët e komunës.

Faleminderit për mikpritjen, Dragash, shihemi në komunën e radhës!


Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.