Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot kompaninë “Magic Ice”, në Lipjan.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Bizneset e udhëhequra nga gratë si Syzana dëshmojnë më së miri lidershipin dinamik dhe shpirtin sipërmarrës të grave në këtë industri.
Akullore, kos, djathë, speca me ajkë e kaçkavall, të gjitha produkte “Made in Kosova”. 🇽🇰
Me mbi 100 të punësuar, nga të cilët 90% janë gra, kompanitë si Magic Ice janë model për zhvillim të qëndrueshëm, në funksion të mirëqenies qytetare, por edhe të shtetit.