Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shenjtërinë e Tij Papa Leo XIV për zgjedhjen e tij.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në emër të popullit të Republikës së Kosovës i shpreh urimet e mia të sinqerta Shenjtërisë së Tij Papa Leo XIV për zgjedhjen e tij.
Në një kohë kur bota dëshiron paqe, unitet dhe dhembshuri, zëri i tij do të bartë peshë të madhe. Papniteti i tij le të shënohet nga qartësia morale, udhëheqja e palëkundur dhe një angazhim i thellë ndaj dinjitetit të të gjithë njerëzimit.
Photo credits: Reuters/AP.