Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu e ka uruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në ditëlindjen e tij të 80-të.
Urimi i plotë i Presidentes Osmani:
Urimet më të përzemërta Presidentit Biden në ditëlindjen e tij të 80-të nga populli i Republikës së Kosovës!
Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur ndaj aleancës midis vendeve tona dhe që qëndroni gjithmonë në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta.
Urime ditëlindjen, zotëri President!