Presidentja e Republikës së Kosovës, ka uruar komunitetin boshnjak me rastin e Ditës Botërore e Boshnjakëve.
“Ua uroj këtë ditë dhe i përgëzoj. Ata e pasurojnë diversitetin kulturor tonin, bashkë me komunitetet e tjera. Populli i Kosovës u është mirënjohës atyre për kontributin historik në promovimin e vlerave të përbashkëta demokratike”, thuhet në urimin e Presidentes Osmani.
Në vijim gjeni të plotë urimin e Presidentes Osmani:
Sot komuniteti boshnjak feston Ditën Botërore të Boshnjakëve. Ua uroj këtë ditë dhe i përgëzoj. Ata e pasurojnë diversitetin kulturor tonin, bashkë me komunitetet e tjera. Populli i Kosovës u është mirënjohës atyre për kontributin historik në promovimin e vlerave të përbashkëta demokratike. Ata janë kontribues të rëndësishëm për ndërtimin e jetës demokratike në Kosovë dhe do të bëjmë gjithçka për promovimin jo vetëm të të drejtave të tyre kombëtare, por edhe të kulturës e të gjuhës së tyre. Ruajtja dhe kultivimi i traditave, gjuhës e kulturës së boshnjakëve të Kosovës është me rëndësi për diversitetin gjuhësor e kulturor të vendit tonë.